Humbi ndjenjat dhe u shtrua në spital, Osimhen pritet të dalë sot nga spitali në Bergamo

Sulmuesi i Napolit, Osimhen, është përplasur dhe ka humbur ndjenjat në ndeshjen ndërmjet Atalantas dhe Napolit.

Sport

22/02/2021 10:58

Sulmuesi nigerian u përplas me terrenin nga një duel me futbollistët e Atalantas dhe humbi ndjenjat, transmeton lajmi.net.

Ai u dërgua menjëherë në sipitalin e Bergamos ku i është rikthyer vetëdija, por me udhëzimin e mjekut ka qëndruar në spital.

Napoli ka konfirmuar se nigeriani nuk ka pësuar ndonjë lëndim pas ekzaminimeve të bëra dhe pritet që sot të dalë nga spitali dhe të bashkohet me skuadrën.

“Osimhen, ekzaminimet dolën negative. Victor do mbetet në Bergamo duke u kontrolluar deri të hënën”, u tha në deklaratën e klubit./Lajmi.net/