Humbë 228kg pasi u motivua nga mesazhet fyese të shokut

Një kuzhinier nga Somerset, Britani të Madhe, i cili peshonte 228kg humbi më shumë se gjysmën e peshës së tij trupore pasi që shoku i tij e ofendonte atë çdo ditë përmes mesazheve për gjashtë javë rresht.

Fun

30/01/2015 17:43

Kur është puna për të humbur peshë, ka shumë strategji motivuese dhe të cilat nëse hynë në punë për një person nuk do të thotë se do të hynë në punë edhe për dikë tjetër.

Për disa, e gjitha qëndron tek vendosja e qëllimeve të arritshme, të cilat ju bëjnë të ndjeheni krejtësisht tjetër, duke punuar apo vetëm duke menduar pozitivisht, transmeton Lajmi.net.

Për të tjerët, duket se ofendimet me qëllim të mirë hynë në punë dhe bëjnë që ata të reflektojnë.

Një shembull i kësaj është Jamie Brooks, një 31 vjeçar kuzhinier nga Somerset, i cili para një viti kishte fituar një peshë të rrezikshme prej 228kg.

Brooks, i cili filloi të fitojë peshë pasi filloi punën në kuzhinë si i ri, jetoi duke konsumuar shumë ushqime dhe pije me sheqer. Por ajo që në fund e frymëzoi atë bëri që jeta e tij të ndryshojë.

Shoku i tij, Neil Williamson, një shofer kamioni, e shtyu atë që të humbë peshë pasi që i dërgonte mesazhe ofenduese për peshën e tij çdo ditë për rreth gjashtë javë, transmeton Lajmi.net.

Williamson e bombardoi Brooks me mesazhe ditore, duke e quajtur atë “bythë-trashë” dhe duke i thënë “do të vdesësh në moshën 40 vjeçare”. Ai gjithashtu e njoftoi Brooks me një dietë për të cilën ai kishte dëgjuar.

Pas kësaj, ai filloi të mbajë dietë dhe në fund humbi më shumë se gjysmën e peshës së tij. Ai thotë: “Neil ma shpëtoi jetën, nuk mund ta falënderoj atë mjaftueshëm”.

Kjo dëshmon se, ndonjëherë, duhet të jesh mizor për të bërë mirë.