Humb veturën e funeralit me kufomë brenda

Një shofer i një agjencie funerali humbi makinën e varrimit me kufomën brenda saj kur ndaloi për të ngrënë e për të pirë. Shoferi ishte dërguar në Itali për të marrë kufomën e një gruaje dhe për ta çuar në vendlindjen e saj, Poloni.

Fun

12/05/2016 08:20

Kur ndaloi për të ngrënë në Mynih, që të merrte fuqitë nga udhëtimi i gjatë, e humbi makinën. Shoferi i tha policisë se e kishte parkuar Mercedesin pranë stacionit të hekurudhës, por nuk e mbante mend fiks se ku.

Policët mendojnë se pija me të cilën kishte shoqëruar drekën ka ndikuar në humbjen e kujtesës. Një zëdhënës tha: “Nuk na ndihmoi aspak dhe mendojmë se pija ia kishte trullosur mendjen”.

Pas më shumë se 24 orësh, makina e funeralit u gjet dhe nuk ishte aspak “pranë stacionit të hekurudhës”, transmeton TCH.

Fatmirësisht, në bordin e saj ishte edhe kufoma, kështu që shoferi e vazhdoi udhëtimin e tij për në Varshavë.