Humb penalltinë dhe kërkon tjetër penallti në topin e kthyer nga traversa, kush tjetër pos Ramos
Ishte një mbrëmje për t'u harruar për kapitenin e "Los Blancos", Sergio Ramos.

Sport
Sevilla mposhti Real Madridin sonte 3:2.
Ishte një mbrëmje për t’u harruar për kapitenin e “Los Blancos”, Sergio Ramos, përcjellë “Lajmi.net”.
Ai humbi një penallti dhe shënoi një autogol.
Gjithsesi, për të shfajsuar sado pak veten, ai e konkretizoi një penallti tjetër në fund të sfidës.
Mirëpo, interesant ishte momenti kur Ramos në topin e kthyer pas penalltisë së humbur, kërkoi një tjetër penallti, pas një kërcimi teatral në zonën vendëse. /Lajmi.net/