Humb Peja
Peja pësoi humbje edhe në duelin e dytë në kuadër të Ligës Ballkanike. Skuadra kampione e Kosovës në basketboll u mund në Karagaç nga Levski me rezultat 78:86. Mysafirët e nisën më mirë ballafaqimin dhe në pushim shkuan me avantazh 42:33. Por, pejanët e udhëheq nga amerikani Frederick House u munduan të kthehen në lojë…

Sport
Peja pësoi humbje edhe në duelin e dytë në kuadër të Ligës Ballkanike. Skuadra kampione e Kosovës në basketboll u mund në Karagaç nga Levski me rezultat 78:86.
Mysafirët e nisën më mirë ballafaqimin dhe në pushim shkuan me avantazh 42:33. Por, pejanët e udhëheq nga amerikani Frederick House u munduan të kthehen në lojë në çerekun e tretë dhe arritën ta barazojnë rezultatin në 59:59.
Fituesi u përcaktua në 10 minutat e fundit të ndeshjes ku Levski sërish krijoi avantazh të lehtë dhe e ruajti atë deri në fund për të shënuar fitore me rezultat final 78:86.
House ishte realizatori më i mirë te Peja me 17 pikë kurse pikë dyshifrore realizuan edhe George Odufuwa (13), Vedran Morovic (12), Samir Shaptahovic (10) dhe Gerti Shima (10).