Humb jetën vajza 2 vjeçe, rrëzohet nga ballkoni
Ngjarja tragjike ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në fshatin Dolak të Vushtrrisë.

Lajme
Një vajzë dy vjeçare ka humbur jetën, duke u rrëzuar nga ballkoni i katit të tretë të shtëpisë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në fshatin Dolak të Vushtrrisë.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen për Kosovapress, duke thënë se si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima ka ndërruar jetë rreth orës 18:00 në QKUK.
Sipas tij, policia ka nisur hetimet rreth këtij rasti.
(Kosovapress)