Humb jetën punëtori i ndërtimit në Vlorë, u aksidentua nga vinçi

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë dhe viktima mësohet se është minoren, rreth 17 vjeç.

Lajme

30/05/2020 18:40

Ai ka qenë duke punuar për ndërtimin e parkimit të një pallati në zonën e njohur si Kalaja në Ujin e Ftohtë ku është aksidentuar nga vinçi.

“Rreth orës 16:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende të paindentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend”.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin Bujar Çakiri, 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.