Humb jetën në detyrë një pjesëtarë i Policisë së Kosovës

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Jahi Maliqi ka humbur jetën të martën rreth orës 20 e 35 minuta në dalje të rrugës Kamenicë Strezoc, pasi është goditur nga një veturë në lëvizje, ka njoftuar zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

Lajme

16/04/2014 08:09

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën në një aksident komunikacioni në qytetin e Kamenicës, raporton rajonipress.

Ismet Hashanit zëdhënës i policisë rajonale tha për këtë portal se polici Jahi Maliqi (1965) ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 20 e 35 minuta në rrugën Kamenicë – Strezovc .

Sipas Hashanit polici në detyrë është goditur nga automjeti i markës Golf me drejtues R. Ajeti.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe pas alkool testit është rezultuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

I dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë kurse trupi i policit është dërguar në institutin Mjeko Ligjor në Prishtinë, tha Hashani.