Humb jetën në aksident një 39 vjeçar

Një 39 vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë në një aksident që ka ndodhur sot në rrugën rajonale Skenderaj – Komoran, përkatësisht në fshatin Polac.

Lajme

06/05/2015 15:03

Ngjarja, siç mëson KosovaPress, ka ndodhur rreth orës 09:35.

Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri tek aksidenti të ketë ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit ndaj automjetit nga ana e drejtuesit – viktimës, i cili në rrethana ende të panjohura del jashtë rrugës.

I lënduari i cili ka qenë pasagjerë është dërguar për tretman në Qendrën Kryesore Familjare në Skenderaj, ndërsa më pas është dashur të dërgohet në QKUK. Raportohet se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.

Viktima siç thonë disa burime të KosovaPress-it është me profesion polic por që në aksidentin e përfshirë ai ka qenë i veshur me rroba civile dhe jashtë detyrës. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, shkruan KosovaPress.