Humanizmi mbi të gjitha, Joao Pedro ngushëllon Kurtic ndërsa po qante pas fitores ndaj Parmas

Ndeshja e djeshme ndërmjet Cagliarit dhe Parmas ka prodhuar disa momente tejet interesante.

Sport

18/04/2021 09:27

Cagliari u rikthye nga disavantazhi prej dy golash për ta fituar takimin në fund, shkruan lajmi.net.

Por, ky duel ishte edhe për mbijetesë, pasi Cagliari dhe Parma po luftojnë të ikin nga zona e rrezikut për të qëndruar në Serie A.

Një çast i mirë dhe human ka ndodhur pas ndeshjes, pasi Jasmin Kurtic ishte tejet i dëshpëruar edhe u ul në fushë duke qarë.

Por, sulmuesi dhe kapiteni i Cagliarit, Joao Pedro iu afrua dhe u ul ngat tij duke e ngushëlluar, foto është bërë virale në mediat sociale.

Kjo gjë tregon edhe njëherë që futbolli së pari ka humanizmin si themel e më pas konkurrencën.

Parma më gjasë do të bie nga liga, skuadra ka 20 pikë dhe gjendet në pozitën e 19-të, ndërsa Cagliari mban pozitën e 18-të dhe ka 25 pikë, këta të fundit do të luftojnë deri në xhiron e fundit./Lajmi.net/