Hulumtimi: 22% e qytetarëve kërkojnë arrestimin e kosovarëve që kthehen nga ISIS-i (Video)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka mbajtur sot konferencën me titull “Pikëpamjet e qytetarëve ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë”. Në këtë konferencë u publikua raporti Barometri Kosovar i Sigurisë. Florian Qehaja, udhëheqës i QKSS-së, tha se shumica e dërmuese e qytetarëve janë kundër ekstremizmit, raporton lajmi.net. Sipas tij, është punuar…

Lajme

13/06/2016 11:52

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka mbajtur sot konferencën me titull “Pikëpamjet e qytetarëve ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë”.

Në këtë konferencë u publikua raporti Barometri Kosovar i Sigurisë. Florian Qehaja, udhëheqës i QKSS-së, tha se shumica e dërmuese e qytetarëve janë kundër ekstremizmit, raporton lajmi.net.

Sipas tij, është punuar në parandalimin në masë të madhe të ekstremizmi në Kosovë.

“Duhet të punojmë më shumë në edukim lidhur me këtë dukuri. Në rajon nuk ka pas punë më të madhe se në Kosovë lidhur me luftimin në këtë dukuri”, tha Qehaja.

YouTube player

Disa nga gjetjet në hulumtimin e QKSS-së:

  • Trendët e përgjithshme tregojnë se të anketuarit ndjejnë perceptime me pozitive ndaj institucioneve fetare krahasuar me ato shtetërore. Qytetarët qe deklaruan se i besojë punës së qeverisë janë 14 përqind, punës se gjykatave rreth 22 përqind krahasuar me Institucionet fetare ku besueshmëria ndaj tyre është 57 përqind.
  • Tradicionalisht qytetarët e Kosovës kanë pasur respekt ndaj institucioneve fetare në Kosovë, por jo domosdoshmërisht pikëpamjet e tyre reflektojnë në punën të cilën kryejnë këto institucione. një ekzaminim i afërt i rezultateve tregon se ka dallime mes zonave rurale dhe urbane sa i përket besimit në institucione fetare. P.sh. rreth 65 përqind e qytetarëve të intervistuar të cilët jetojnë në zonat rurale besojnë më shumë ndaj Institucioneve fetare krahasuar me 49 përqind e atyre që jetojnë në zonat urbane. Megjithatë, kontakti me institucionet fetare është në nivel të ulët.
  • Rreth 76 përqind e qytetarëve i shohin si shumë rrezik organizatat terroriste të tipit ISIS dhe Al-Nusra, kurse pjesa tjetër, apo 8 përqind i shohin si rrezik mesatar këto organizata.
  • Rreth 55 përqind deklaruan se qytetarët e Kosovës të kthyer nga lufta e Sirisë dhe Irakut duhet t’i nënshtrohen programeve strikte të riintegrimit, rehabilitimit, dhe deradikalizmit. Pjesa tjetër, apo 22 përqind, e qytetarëve të anketuar mendojnë se ata duhet të arrestohen qysh në momentin e kthimit të tyre në Kosovë, ndërsa 15 përqind mendojnë se ata duhet t’u ndalohet kthimi në Kosovë.
  • Së fundi, rreth 57 përqind e qytetarëve të anketuar deklaruan së Qeveria e Kosovës dështoi në luftimin e ekstremizmit te dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë, ndërsa në anën tjetër rreth 35 përqind e të anketuarve e shohin si deri diku të suksesshme punën e Qeverisë në drejtim të luftimit dhe parandalimit të ekstremizmit te dhunshëm në Kosovë. /Lajmi.net/