Hulumtim nga Harvard: Ndryshon data, ja kur dyshohet se COVID-19 filloi në Kinë

Shkolla Mjekësore e Harvardit ka nxjerrë rezultatet e hulumtimit për zanafillën e COVID-19 në Kinë.

Bota

09/06/2020 11:31

Koronavirusi i ri mund të ishte përhapur në Kinë qysh në gusht të vitit 2019, sipas hulumtimit të Shkollës Mjekësore të Harvardit bazuar në imazhet satelitore të modeleve të udhëtimit në spital dhe të dhënat e motorit të kërkimit, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Hulumtimi përdori imazhe satelitore me rezolucion të lartë të parkingjeve të spitalit në Wuhan – ku sëmundja u shfaq në fund të vitit 2019 – dhe të dhëna për pyetje të lidhura me simptomat në motorët e kërkimit për gjëra të tilla si “kollë” dhe “diarea”.

“Rritja e trafikut spitalor dhe të dhënat e kërkimit të simptomave në Wuhan i paraprinë fillimit të dokumentuar të pandemisë SARS-CoV-2 në dhjetor 2019”, sipas hulumtimit.

“Ndërsa ne nuk mund të konfirmojmë nëse vëllimi i rritur ishte i lidhur direkt me virusin e ri, provat tona mbështesin punë të tjera të kohëve të fundit që tregojnë se shfaqja ka ndodhur para identifikimit në tregun e detit Huanan”.

“Këto gjetje vërtetojnë gjithashtu hipotezën se virusi u shfaq natyrshëm në Kinën jugore dhe potencialisht tashmë po qarkullonte në Wuhan”, sipas hulumtimit, transmeton lajmi.net.

Ajo tregoi një rritje të pjerrët të okupimit të parkingut spitalor në gusht 2019.

“Në gusht, ne identifikojmë një rritje unike të kërkimeve për diarea, e cila nuk u pa as në sezonet e mëparshme të gripit, as u pasqyrua në të dhënat e kollës”, sipas hulumtimit. /Lajmi.net/