Hulku brazilian: Kështu largohet vetura kur bllokon korsinë e biçikletave (Video)

Një çiklisti brazilian nuk i pëlqeu që një veturë kishte parkuar në korsinë e rezervuar për biçikleta.

Fun

28/07/2015 15:46

E si duket bllokimi i rrugës së kësaj veture ra në duar ta gabuara, pasi ai nuk vazhdoi rrugën dhe të injoronte veturën, por ajo që bëri, ndaloi shumë kalimtarë që të shikonin veprimin e guximshëm të tij, shkruan RT, transmeton lajmi.net.

Video e shpërndarë në YouTube, me mbishkrimin “Njeriu më i fortë në botë”, e që është shikuar më mijëra herë, shfaqë një person shumë të fortë, të cilit i pengoi bllokimi i rrugës së rezervuar për biçikleta.

Ai me dy duart e tij largoi veturën nga vendi, pa asnjë mundim, sikur të largonte një gjë shumë të vogël më peshë.

Vetura ishte e tipit Fiat Uno, prodhim Italian, pesha e së cilës sillej prej 711 kilogram deri në 910.

Nuk është e qartë se në cilin lokacion është incizuar ky veprim, por disa përdorues të rrjeteve sociale sugjerojnë se kjo është bërë diku në qytetin e San Paulos, Brazil. /lajmi.net

YouTube player