Hugo Lloris ka një kërkesë para ndeshjes me Dortmund

Para ndeshjes së Ligës së Kampionëve në mes të Tottenham dhe Dortmund, portieri i skuadrës angleze ka një kërkesë.

Sport

11/02/2019 18:59

Francezi Hugo Lloris ka bërë thirrje tek tifozët që do të jenë të pranishëm në ‘Wembley’ që t’i japin një shtysë të madhe skuadrës së tij.

Dortmund është një nga skuadrat me formën më të mirë në top pesë ligat evropiane, dhe Lloris është në dijeni për vështirësitë që do t’i ketë skuadra e tij.

Kështu, ai ka kërkuar edhe ndihmën e atyre që konsiderohen si lojtari i 12-të, pra ndihmën e tifozëve.

“Ne kemi nevojë që stadiumi të na shtyjë përpara, të na ndihmojë – në disa momente është e vështirë të përballesh me ‘Wembley’, por shpresoj, në këtë ndeshje ne do të pranojmë ndihmë nga turma” ka thënë Lloris për ‘Telegraph’, transmeton lajmi.net.

Ndeshja mes Tottenham dhe Dortmund do të jetë nga më interesantet pas atyre mes Man Utd- PSG dhe Bayern – Liverpool. /lajmi.net/