Hoxhallarët për varrimin e Bajram Rexhepit i angazhoi familja e tij (Video)
Liderët fetarë, u panë fort të gatshëm për ta falur xhenazen e ish kryeministrit kosovar Bajram Rexhepi, në ceremoninë e mbajtur të martën në Shipol të Mitrovicës.

Lajme
Sedat Gashi, që ishte pjesë e komisionit organizativ, si përfaqësues i familjarëve, tha se ata kërkuan zhvillimin e ritualeve, e që në fund u ndanë të kënaqur me mbarëvajtjen e varrimit.
Në ndërkohë, edhe Sokol Havolli, anëtar i komisionit që u caktua nga qeveria e Kosovës, po thotë se ceremonia e organizuar një ditë më parë, ishte në nivel të lartë.
Imami i Xhamisë së Shipolit, Fatmir Latifaj po thotë për këtë punë i angazhoi vet familja Rexhepi dhe se janë munduar ta kryejnë punën e tyre si dihet.
Hoxha është i bindur se për një shërbim të tillë do të kenë nevojë edhe politikanët tjerë të cilët, një ditë më parë nuk u panë të gatshëm të thonin as edhe një lutje të vetme për kolegun.
