Hoxhaj viziton familjen e Veselit, uron kthim sa më të shpejtë të tij në Kosovë

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj ka vizituar familjen e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Lajme

19/01/2021 17:44

Hoxhaj ka shkruar në Facebook se para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicë ka shkuar të pijë çaj në familjen e Kadri Veselit.

“Para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicë, erdha për një çaj në familjen e Kryetarit Veseli. Mungesa e tij në shtëpi gjithmonë është lidhur me aktivitetin e tij patriotik, para, gjatë dhe pas luftës. E kur ka qenë në shtëpi, me të njëjtën dashuri e përkushtim si për atdheun, është përkujdesur edhe për familjen e tij. Prandaj, sot, të gjithë së bashku e nga çdo anë, shpresojmë ta shohim drejtësinë sa më parë, që Kadriu, së bashku me Hashimin dhe bashkëluftëtarët e tjerë, t’iu kthehen familjeve të tyre, të na kthehen neve dhe mbarë Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj. /Lajmi.net/ 

Para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicë, erdha për një çaj në familjen e Kryetarit Veseli.

Mungesa e tij në…

Posted by Enver Hoxhaj on Tuesday, January 19, 2021