Hoxhaj uron homologët Steinmeier e Kurz

Ministri Enver Hoxhaj ka uruar homologun e tij nga Gjermania Frank-Walter Steinmeier dhe atë të Austrisë Sebastian Kurz. Ai shpreh gatishmëri për thellim bashkëpunimi me të dyja shtetet.

Lajme

17/12/2013 14:36

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një telegrami ka uruar Frank-Walter Steinmeier, me rastin e emërimit në postin e ministrit Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe me homologun e tij austriak, Sebastian Kurz, me rastin e emërimit të tij si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Austrisë.

Duke i uruar ata, ministri Hoxhaj ka shprehur vullnetin e Qeverisë të Kosovës për vazhdim dhe fuqizim të gjithanshëm të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës shtetit të Austrisë dhe Gjermanisë.