Hoxhaj “tërhiqet” nga deklarata e tij për krijimin e paktit kundër Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në deklaratën e tij të fundit, ka ngritur reagime në Serbi.

Lajme

02/12/2018 22:50

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë dhënë për Vecernji List, kishte thënë se kishte biseduar me krerët e Kroacisë, Malit të Zi e Maqedonisë për të krijuar një “pakt kundër Serbisë”, shkruan lajmi.net.

Kjo deklaratë e Hoxhajt ka ngjallur mjaft reagime në Serbi. Mirëpo, ka qenë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ai i cili e ka përgënjeshtruar zëvendëskryeministrin Hoxhaj, duke thënë se në asnjë takim nuk është diskutuar për një pakt të tillë.

Por, duke i parë reagimet, ka reaguar edhe vet zëvendëskryeministri Hoxhaj, i cili në një medium tjetër kroat ka thënë se ai nuk e ka thënë asnjëherë një gjë të tillë.

“Titulli i tekstit dhe ajo që unë në të vërtetë kam thënë janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Asnjëherë nuk kam thënë asgjë për krijimin e një pakti rajonal kundër Serbisë. Titulli i tekstit dhe ajo që unë në të vërtetë kam thënë janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme”, ka thënë Hoxhaj për një portal në Podgoricë, transmeton lajmi.net.

Hoxha në këtë intervistë kishte thënë se Serbia është një faktor destabilizimi në rajon. Tutje Hoxhaj po ashtu kishte treguar edhe arsyen e vendosjes së taksës 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës.

“Serbia po e vazhdon fushatën e saj agresive kundër Kosovës ndërkombëtarisht. Gjithashtu po e minimizon procesin e normalizimit. Për të mbrojtur interesin tonë, Qeveria e Kosovës vendosi ta rrisë tarifën”, kishte thënë ndër të tjerash Hoxhaj në këtë intervistë.

Hoxhaj për “Vrecenji List”, po ashtu kishte theksuar se Serbia nuk dëshiron ta destabilizojë vetëm Kosovën për edhe tëre rajonin. /Lajmi.net/