Hoxhaj: Serbia duhet ta pranojë përgjegjësinë për krimet në Kosovë – Lajmi.net
Hoxhaj: Serbia duhet ta pranojë përgjegjësinë për krimet në Kosovë
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 15:11, 15 April 2019
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka përshëndetur deklaratën e Kuvendit të Kosovës, që u miratua sot, e cila kërkon zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi dhe dënimin e përgjegjësve për këtë krim.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, tha se miratimi i kësaj deklarate është hap jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Ai po ashtu ka thënë Serbia duhet të ndalojë së mohuari krimet e saj në Kosovë dhe ta pranojë përgjegjësinë për fushatën e spastrimit etnik dhe mijëra viktima civile, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Miratimi i Deklaratës së Kuvendit të Kosovës në lidhje me vrasjen e vëllezërve Bytyçi, në seancën e sotme, duke kërkuar zbardhjen e rastit dhe dënimin e përgjegjësve për këtë krim, është hap jashtëzakonisht i rëndësishëm. Serbia duhet të ndalojë së mohuari krimet e saj në Kosovë dhe ta pranojë përgjegjësinë për fushatën e spastrimit etnik dhe mijëra viktima civile. Kosova nuk do të ndalet derisa përgjegjësit të sillen para drejtësisë. /Lajmi.net/

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO