Hoxhaj: Ripranimi i Serbisë në OKB, inkurajoi gjenocidin në botë
Ish ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë, Nikoliç i cili ka lidhur Kosovën me terrorizmin.

Lajme
Sipas Hoxhajt, këto janë analogji të gabuara dhe tendencioze të Nikoliçit me çka e ka fyer Kosovën.
Hoxhaj ka thënë se Serbia duhet të ndërpresë taktikat e saj “terroriste” kundër pavarësisë së Kosovës.
“Presidenti radikal Serb Nikolic ka fyer Kosovën prapë duke përdor analogji të gabuar me terrorizëm me qëllim të dëmtimit të njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Kosova është pjesë e kualicionit global kundër terrorizmit. Ndoshta Serbia duhet ti ndërpres taktikat ‘terroriste’ kundër pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
“Më shumë se gjithçka tjetër, ndoshta ripranimi i Serbisë në OKB në vitin 2000 ka ‘fuqizuar’ terrorizmin shtetëror dhe ka ‘inkurajuar’ ikjen nga përgjegjësia për gjenocid në botë”, ka përfunduar ai. /Zëri