Të Infektuar: 40.117

Të Shëruar: 25.586

Të Vdekur: 1.026

Hoxhaj për 112 vjetorin e Kongresit të Manastirit: Alfabeti latin, ADN-ja e kulturës dhe identitetit tonë evropian

20:20 | 22 Nentor 2020

Kongresi i Manastirit

Për 112 vjetorin e Kongresit të Manastirit, ish-ministri i arsimit, tash kryetar në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se për të mbërritur këtu, populli shqiptar ka kaluar shekuj sakrificash e luftërash.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se alfabeti latin tashmë është AND-ja e kulturës dhe identitetit tonë evropian.

Përmes një statusi në Facebook, ai tha se për të mbërritur këtu populli shqiptar ka kaluar shekuj sakrificash e luftërash.

“Në vitin 1908, para 112 vitesh, në Manastir u mbajt Kongresi i unifikimit të alfabetit shqip. Ky alfabet latin tashmë është ADN-ja e kulturës dhe identitetit tonë evropian! Për të mbërritur këtu populli shqiptar ka kaluar shekuj sakrificash e luftërash.”, shkroi Hoxhaj në Facebook. /Lajmi.net/