Hoxhaj ngushëlloi homologun bullgar

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj i ka shprehur ngushëllime homologut të tij bullgar, Kristian Vigenin, për humbjen e jetëve të qytetarëve bullgarë, si pasojë e përmbytjeve në verilindje të vendit.

Lajme

23/06/2014 18:41

Në emër të qytetarëve të Kosovës, Hoxhaj ka shprehur keqardhje për tragjedinë në shtetin bullgar, ndërsa ka theksuar se “Kosova qëndron përkrah popullit bullgar dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, ndërsa të pastrehëve kthim sa më të shpejtë në shtëpitë dhe pronat e tyre”, thuhet në telegramin e ngushëllimit homologut Vigenin.

Javën që shkoi, disa pjesë të Bullgarisë u goditën nga vërshimet si pasojë e motit të lig, ku dhjetëra qytetarë bullgarë humbën jetën, ndërsa shumë të tjerë u lënduan dhe mbetën pa shtëpi.