Hoxhaj: Nga Raporti i Progresit kuptohet se Marrëveshja e Brukselit dhe Asociacioni janë në fuqi
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkruar për Raportin e Progresit i cili i është dorëzuar kryeministrit të Kosovës, albin Kurti. Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë raport kuptohet se Kosova nuk ka pasur asnjë reformë të brendshme në asnjë sektor dhe asnjë sukses…
Lajme
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkruar për Raportin e Progresit i cili i është dorëzuar kryeministrit të Kosovës, albin Kurti.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë raport kuptohet se Kosova nuk ka pasur asnjë reformë të brendshme në asnjë sektor dhe asnjë sukses në politikën e jashtme, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, në raportin e progresit thuhet qartë se Kosova nuk pritet të marrë statusin e kandidatit në një kohë të afërt dhe siç shkruan Hoxhaj, pas aplikimit në dhjetorin e vitit 2022, kërkesa e Kosovës nuk është trajtuar fare në Bruksel, as me shkrim dhe as me ndonjë zotim politik joformal.
“Raporti thekson se Kosova duhet të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit. Gjithashtu, theksohet qartë se propozimi evropian për Asociacionin është çështje e përfunduar për BE-në dhe Kosova vetëm duhet ta zbatojë atë. Ajo që përmban teksti i raportit është mjaft shqetësuese, ku thuhet: “Si Kosova ashtu edhe Serbia pritet të zbatojnë obligimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe (A/CSM). Kosova pritet të nisë procesin që çon në krijimin e A/CSM bazuar në propozimin evropian të paraqitur ndaj Palëve më 21 tetor 2023. Serbia pritet të fillojë të përmbushë detyrimet e saj nga Marrëveshja paralelisht duke inicuar njohjen e dokumenteve, simboleve dhe institucioneve të Kosovës.” Nga ky paragraf kuptohet qartë që Marrëveshja e Brukselit dhe Asociacioni janë në fuqi, dhe përtej debatit të nënshkrimit dhe zbatimit, të gjitha këto janë në fuqi!”, ka shkruar Hoxhaj. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: