Hoxhaj në Republikën e Guineas

Vizita në Guinea pritet të kenë rezultatet konkrete në rritjen e mëtutjeshme të numrit të njohjeve për Kosovën.

Lajme

08/12/2013 13:02

Ministri i Punëve të Jashtme , Enver Hoxhaj, nga përfunduar vizit[n në Paris dhe ka udhëtuar për në Republikën e Guineas, ku do të zhvillohet sesioni i 40’të i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI).

Ministri Hoxhaj, në margjina të këtij sesioni ministror, i cili i është kushtuar temës “Dialogu i civilizimeve: Faktor i Paqes dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm”, pritet të zhvillojë takime me ministra të jashtëm të shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, duke kërkuar njohjen sa më të shpejt nga këto shtete.

Hoxhaj do të takohet dhe me drejtuesit e OBI’t si dhe me homologët e vendeve që e kanë njohur Kosovën, duke kërkuar përkrahjen e tyre në lobimin për njohjen e Kosovës nga pjesa e mbetur e shteteve të kësaj organizate.

Ndërkaq, gjatë qëndrimit në Paris, ministri Enver Hoxhaj ka zhvilluar dhjetëra takime me udhëheqës të shteteve afrikane, duke marrë konfirmimin e tyre se njohja e Kosovës është në agjendën e shumicës së këtyre vendeve.

Vizitat në Paris dhe në Guinea, pritet të kenë rezultatet konkrete në rritjen e mëtutjeshme të numrit të njohjeve për Kosovën.