Hoxhaj në mbështetje të Ukrainës: Kjo është koha e përbindëshave

Ish Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka treguar edhe njëherë mbështetjen e tij për Ukrainën. Sot në dy vjetorin e fillimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, Hoxhaj ka zgjedhur një thënie nga një filozof arbëresh për të treguar mbështetjen e tij ndaj Ukrainës. “Bota e vjetër po vdes dhe bota e re…

Lajme

24/02/2024 20:50

Ish Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka treguar edhe njëherë mbështetjen e tij për Ukrainën.

Sot në dy vjetorin e fillimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, Hoxhaj ka zgjedhur një thënie nga një filozof arbëresh për të treguar mbështetjen e tij ndaj Ukrainës.

“Bota e vjetër po vdes dhe bota e re përpiqet të lindë: kjo është koha e përbindëshave. Unë e urrej neutralitetin! Unë besoj se të jetosh do të thotë të marrësh anë. Kështu tha politikani dhe filozofi arbëresh Antonio Gramshi para shumë kohësh, kjo vlen edhe sot në mbështetjen ndaj Ukrainës dhe popullit të saj, për të mbrojtur territorin, demokracinë e vlerat e saj, kundër agresionit dhe fashizmit rus!”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj dy vite më parë, që kur ka shpërthyer lufta në Ukrainë, ka botuar një libër “Përplasja e madhe” në të cilin pos që foli për një përshkallëzim të përmasave të tilla midis Rusisë dhe Ukrainës, duke përmendur rastin e pushtimit të Donetsk dhe Luhanks, Hoxhaj gjithashtu shkroi se si Rusia e kishte luftuar Kosovën dhe Ballkanin. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: