Hoxhaj merr mbështetje nga CDU/CSU

Ministri Hoxhaj takoi sot bartës i listës së CDU/CSU në Saksoni të Ulët për zgjedhjet për Parlament Evropian të vitit 2014.mori premtimin për vazhdimin e mbështetjes gjermane për Kosovën.

Lajme

03/12/2013 16:14

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të martën në takim, David McAllister, ish-kryeministër i Landit të Saksonisë së Ulët në Gjermani dhe bartës i listës së CDU/CSU në Saksoni të Ulët për zgjedhjet për Parlament Evropian të vitit 2014.

Ministri Hoxhaj e ka njoftuar z. McAllister, për proceset në Kosovë, forcimin e  vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe avancimin e fuqishëm të agjendës euro-integruese të Kosovës.

Ai ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e madhe që Gjermania dhe CDU/CSU kanë dhenë dhe po vazhdojnë të japin për Kosovën, në të gjitha aspektet.

Ai po ashtu e informoi z. McAllister për procesin e suksesshëm zgjedhor në Kosovë, duke theksuar se ky proces e ka forcuar demokracinë në vend

David McAllister, ish-kryeministër i Landit të Saksonisë së Ulët, ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë.

Ai po ashtu ka shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të Grupit Parlamentar CDU/CSU për Kosovën në Parlamentin Evropian, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.