Hoxhaj: Kosova dhe Serbia duhet nënshkruar një marrëveshje të paqes

Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet nënshkruar një traktat të paqes. Ai në Beograd ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Lajme

23/10/2014 15:15

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar sot në Beograd se Kosova dhe Serbia duhet të nënshkruajnë një marrëveshje të paqes, para se kjo fundit të anëtarësohet në BE.

Këto komente ai i bëri pak minuta para fillimit të konferencës së ministrave të Jashtëm dhe të Ekonomisë nga Rajoni që po mbahen sot në Beograd.

“Kjo marrëveshje e obligueshme e cila po përmendet në BE, për ne nuk kupton asgjë tjetër përveç një marrëveshje e paqes”, ka thënë Hoxhaj para mediave serbe në prag të nisjes së takimit, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe se Beogradi nuk do duhej ta bllokonte një proces të tillë.

Sipas tij, të dyja palët duhet të arrijnë të krijojnë marrëdhënie diplomatike .

Kosova, sipas tij, në një periudhë në tri deri pesë vjet do të arrijë t’i zgjidhë të gjitha çështjet e hapura me Serbinë.

Ndërsa, duke folur për incidentin në i cili ndërpreu edhe ndeshjen e futbollit në mes të  kombëtareve të Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, Hoxhaj, ka vlerësuar se më këtë është dëshmuar edhe njëherë brishtësia e situatës në rajonin e Ballkanit.