Hoxhaj: Këtë vit përparësi duhet të ketë dialogu, jo zgjedhjet e reja

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka vlerësuar se aktualisht në Kosovë gjërat nuk janë duke shkuar në drejtimin e duhur. 

Lajme

17/09/2018 09:05

Ai ka thënë se për këtë përgjegjësinë e mbajnë pozita dhe opozita. 
 Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Hoxhaj ka thënë se partnerët  e koalicionit dhe opozita duhet ta përfundojnë procesin e shtetndërtimit dhe kompletimin e sovranitetit të Kosovës. 

Ai ka bërë me dije se është koha e fundit për arritjen e konsensusit politik për dialogun, duke bërë thirrje që elita politike të sillet me përgjegjësi shtetërore. 

Hoxhaj, ka vlerësuar se këtë vit përparësi duhet të ketë dialogu e jo zgjedhjet e reja. 

Sipas tij, përderisa Kosova është në proces të dialogut nuk duhet të ketë zgjedhje. 

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se nuk do të lejohet që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të ketë karakter ekzekutiv dhe territorial.