Hoxhaj i dhuron Ramës deklaratën e Pavarësisë së Kosovës (Foto)

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj i ka dhuruar kryeministrit Edi Rama, deklaratën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës të vendosur në një copë metali të flakëruar me ar.

Lajme

11/11/2014 18:57

Këtë dhuratë si duket Hoxhaj e ka bërë për t’a falënderuar kryeministrin Rama, i cili midis Beogradi tha se Kosova është e pavarur dhe ftoi Serbinë që ta njoh pavarësinë e saj.

Hoxhaj gjithashtu shtroi një darkë për Ramën në Prizren. E kjo darkë ishte në emër të kryeministrit Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet në Bruksel.

“Në emër të Kryeministrit Thaçi dhe Qeverisë së Kosovës shtrova një darkë në Prizren për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe delegacionin e tij gjatë kthimit nga Serbia për në Shqipëri. I urova mirëseardhje në Kosovën e pavarur Kryeministrit Rama dhe e falënderova për qëndrimin dinjitoz që ka mbajtur në Beograd”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, transmeton lajmi.net.