Hoxhaj: Dënimi i Karaxhiqit moment i rëndësishëm për viktimat e krimeve të orkestruara nga Beogradi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas dënimit me burgim të përjetshëm të kriminelit serb, Radovan Karaxhiq.

Lajme

20/03/2019 15:53

Hoxhaj përmes një postimi në Twitter ka thënë se dënimi me burgim të përjetshëm për krimet ndaj civilëve, i kriminelit serb Karaxhiq, i cili pati rol kyç në gjenocidin e kryer në Bosnjë e Hercegovinë, është moment i rëndësishëm për të gjitha viktimat që kanë vuajtur sistematikisht nga veprimet kriminale të orkestruara në Beograd.

“Radovan Karaxhiq pati rol kyç në gjenocidin që bëri Serbia ndaj viktimave në Bosnjë e Hercegovinë, për çka sot mori dënimin me burg të përjetshëm. Ky është moment shumë i rëndësishëm për të gjitha viktimat që sistematikisht kanë vuajtur nga krimet e orkestruara në Beograd”, ka shkruar Hoxhaj. /Lajmi.net/