Hoxha thotë se në 9 Majin e ardhëm lëvizim lirshëm; Apostolova: S’ka datë për heqjen e vizave

Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, me rastin e shënimit të Ditës së Europës ka thënë se shpreson që ditët e ardhshme të Evropës, Kosova të jetë sa me afër BE-së.

Lajme

09/05/2018 12:13

Ajo tha se Kosova është e gatshme për kryerjen e punëve të cilat i janë caktuar dhe se 9 maji i vitit të ardhshëm do te jetë datë ku kosovarët do ta kenë lëvizjen e lirë, dhe liberalizimin e vizave, raporton lajmi.net.

Ndërkaq, që shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha që Kosova e ka kryer punën më të madhe për liberalizimin e vizave, mirëpo kanë mbetur ende sfida për tu tejkaluar.

Ajo ka thënë se nuk mund të flitet për një afat kohor për heqjen e vizave. /Lajmi.net/