Hoxha: Jam e shqetësuar për paragjykimet në rastin Dehari, të priten rezultatet e hetimit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka thënë se që në ditën e parë të vdekjes së Astrit Deharit ka vënë në funksion të gjithë mekanizmat për zbardhjen e rastit.

Lajme

11/11/2016 16:59

Ajo në një konferencë për media ka thënë se me qellim te sigurimit te transparencës kanë lejuar prezencën e eksperteve.

Hoxha ka thënë se shumë shpejt  e presim raportin zyrtar i cili beson do ta zbardh komplet rastin, raporton lajmi.net

Ministrja e Drjetësisë  është shprehur e shqetësuar për paragjykimet ndaj rastit duke bërë thirrje që të priten rezultatet e hetimeve.

“Janë bërë shumë deklarata pa u bë publik raporti. Konsideroj se çdo deklarim është në dëm te procesit dhe ne dëm te zbardhjes se vërtetës. Iu bej thirrje qe te përmbahen nga deklarimet qe e dëmtojnë procesin”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka konfirmuar se të edhe zyrtarëve të Vetëvendosje u është lejuar ta vizatojnë Deharin.