Howedes, në vend të Vermaelenit

Arsenali është në kërkim të një mbrojtësi pas shitjes së Thomas Vermaelen në Barcelonë. Dhe, menaxherit Arsene Wenger i pëlqen anëtari i Schalkes, Benedikt Howedes.

Sport

12/08/2014 10:06

Arsenali ka shtuar kapitenin e Schalkes, Benedikt Howedes në listën e objektivave derisa vazhdon kërkimin për një qendërmbrojtës.

Arsene Wenger dëshiron të blejë edhe një mbrojtës, pas largimit të Thomas Vermaelen në drejtim të Barcelonës, por Hoëedes i pëlqen edhe më shumë për faktin se di të luajë në qendër, krah, por edhe mesfushë.

William Carvalho dhe Luiz Gustavo po ashtu janë opsione por “Daily Telegraph”, ka raportuar se në listë ka hyrë edhe Howedes.

26-vjeçari ishte anëtar i ekipit të Gjermanisë që fitoi Kampionatin botëror dhe shquhet për përshtatshmëri dhe fuqi.

Howedes është më tepër qendërmbrojtës se mesfushor. Ai ka vazhduar kontratën me Schalken deri më 2017 andaj Arsenali duhet të paraqes ofertë të madhe në mënyrë që të tentojë blerjen e tij.