Howard mezi pret kthimin në LA – basketbollisti në pritje që situata të jetë më e sigurt

Dwight Howard nuk është bashkuar akoma me skuadrën e tij.

Sport

30/05/2020 20:58

Howard vazhdon të jetë jashtë qytetit të Los Angeles, pas situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Suspendimi i sezonit ka bërë që Howard të bashkohet me familjen e tij gjatë kohës së izolimit, kurse tani, ai nuk po mund të kthehet për stërvitjet.

Lojtari po pret që situata për udhëtimin të jetë më e sigurt, pastaj t’i bashkohet stërvitjeve.

“Tani jam të Georgia. Ndoshta do të qëndrojë këtu deri sa gjithçka të qartësohet, derisa të mund të ikim”, ka thënë Howard, transmeton lajmi.net.

“Do të doja të kthehem në LA dhe të rifillojë stërvitjet me skuadrën, por unë jam stërvitur edhe këtu dhe sapo të hapen të gjitha, unë mund të udhëtojë drejt LA”, ka shtuar qendra e Lakers.

Howard ka rigjetur formën e tij pas transferimit te Los Angeles Lakers. Loja krah LeBron James duket t’i ketë pëlqyer basketbollistit. /Lajmi.net/