Howard e injoron tifozin
Tim Howard e ka injoruar një tifoz që tentoi ta përqafonte, pasi u rikthye në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas eksperiencës fantastike që e pati në Brazil me përfaqësuesen e tij.

Sport
Portieri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili shkëlqeu në Botëror, Tim Howard, e ka bërë një gjest jo fort të këndshëm, me të mbërri në atdhe.
Ish portieri i Manchester Unitedit ishte protagonist me ekipin amerikan në evenimentin që u mbajt në Brazil, ndërsa u prit si hero me t’u kthyer në ‘shtëpi’.
Por, ai u befasua kur i shkoi një tifoz për ta përqafuar, duke e larguar atë. Kjo video është përhapur me të madhe në internet, ku shihet Howard jo fort i dashur.