Hovenier uron kryetarin e ri të Kushtetueses: SHBA mbështet një gjyqësor të fortë

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier ka përgëzuar Nexhmi Rexhepin për emërimin e tij në postin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Hovenier në një postim në rrjetin X, ka shprehur mirënjohje të thellë për kryetaren e deritanishme Gresa Caka Nimani për udhëheqjen e saj në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe pozitës ndërkombëtare…

Lajme

11/12/2024 18:17

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier ka përgëzuar Nexhmi Rexhepin për emërimin e tij në postin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Hovenier në një postim në rrjetin X, ka shprehur mirënjohje të thellë për kryetaren e deritanishme Gresa Caka Nimani për udhëheqjen e saj në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe pozitës ndërkombëtare të Gjykatës Kushtetuese.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për një gjyqësor të fortë dhe të pavarur”, ka shkruar diplomati amerikan.