Hovenier: ShBA mbështetë tranzicionin e FSK-së si forcë e ndërveprueshme nga NATO

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier ka mirëpritur ambasadoren Kate Marie Byrnes dhe Gjeneral Major Lasica nga Komanda Evropiane e ShBA-së. Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, Hovenier ka thënë se vendi që ai përfaqëson mbështetë plotësisht tranzicionin gjithëpërfshirës të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale, përcjell lajmi.net. “SHBA-ja…

Lajme

22/03/2023 19:39

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier ka mirëpritur ambasadoren Kate Marie Byrnes dhe Gjeneral Major Lasica nga Komanda Evropiane e ShBA-së.

Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, Hovenier ka thënë se vendi që ai përfaqëson mbështetë plotësisht tranzicionin gjithëpërfshirës të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale, përcjell lajmi.net.

“SHBA-ja e mbështetë plotësisht tranzicionin gjithëpërfshirës të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO. Krenar për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe të shkëlqyer”, shkroi Hovenier në postimin e tij.

Më poshtë edhe postimi i plotë: