Hoti zotohet për mbështetjen në reformën e sistemit të drejtësisë
Kryeministri Hoti, në emër të Qeverisë së Kosovës, dhe përfaqësuesit e institucioneve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial u zotuan se do ta vazhdojnë bashkëpunimin e mëtejshëm

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pati sot një takim me përfaqësuesit e institucioneve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial të vendit. Në këtë takim, të pranishëm ishin zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, kryetari i Këshillit Prokurorial Bahri Hyseni, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, kryetari i Gjykatës Supreme Enver Peci, dhe kryetarja e Gjykatës Komunale të Prishtinës, Makifete Saliuka.
Kryeministri Hoti, në emër të Qeverisë së Kosovës, dhe përfaqësuesit e institucioneve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial u zotuan se do ta vazhdojnë bashkëpunimin e mëtejshëm për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me reformën e sistemit të drejtësisë, duke e respektuar në tërësi parimin e ndarjes së pushteteve si atribute themelore kushtetuese, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe standardeve të sundimit të ligjit. /Lajmi.net/