Hoti: Xhavit Ukaj pati probleme me ligjin dhe s’do të kandidojë, Vetëvendosje është rrezik për demokracinë

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se se as që diskutohet vendimi i fundit që kishte të bënte me mos-kandidimin e atyre që kanë probleme me ligjin.

Lajme

21/01/2021 21:01

Madje ai tha se në LDK as që është diskutuar që të mos-zbatohet, por menjëherë është zëvendësuar kandidati në fjalë.

“Nuk është as që diskutohet, një kandidat nga lista jonë duket se ka pas këtë herë problem dhe është zëvendësuar. Është vetëm Xhavit Ukaj, pra një kandidat.Ne kemi pasur pra kemi vendosur kriteret në strukturat tona të partisë për kandidaturat që na vinë nga degët e partisë dhe në mesin e kritereve ka qenë edhe ligjshmëria, pra të mos kenë kandidatët me probleme me ligjin. Pra kandidati do të duhej të kishte qenë vetë në dijeni dhe ne e kemi diskutuar dhe s’është vënë në pyetje është zëvendësuar menjëherë në konsultim me kandidatin dhe degën nga ku është propozuar”, tha Hoti në Rubikon, shkruan lajmi.net.

Tutje ai shtoi se Vetëvendosje ka tendencë të krijojë teori konspirative, pasi kur u publikua vendimi për zgjedhje iu pëlqeu, ndërsa tani qohen e kërcënojnë.

“Ajo çfarë dëgjojmë nga njëra prej partive është shqetësuese, pasi ka plot vendime që nuk na vinë përshtati, ndoshta edhe mund të mos kenë logjikë, pra si ai i fundit nga Kushtetuesja që rrëzoi qeverinë,  por nuk duhet të hyjmë në atë çështjeje sepse nuk na takon të diskutojmë, por në legjislaturën e ardhshme mundemi të ndryshojmë ligjin e Kushtetutën në bazë të rregullimeve.Vetëvendsoje ka tendencë të krijojnë teori konspirative, kur dilke vendimi i Kushtetues ju pëlqejë ,e tash qohen fyejnë e kërcënojnë. Një vendim i organeve të drejtësisë, pavarësisht opinioneve që mund të kemi si i drejt apo jo, a ka logjikë juridike nga këndvështrimi jonë, nuk vihet në pyetje a duhet zbatuar apo jo?Këta njerëz janë në rrezik për demokracinë, që se respektojnë as një rend shtëpie, e ngrisin teori të tilla populiste.”, shtoi ai./Lajmi.net/