Hoti: Vërejtjet karshi Ligjit të Pagave do t’i adresojmë së bashku me sindikatat

Vërejtët e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Paga, kryeministri Avdullah Hoti, ka premtuar se vërejtjet karshi ligjit do t’i adresojë së bashku me sindikatat e punëtorëve të sektorit publik.

Lajme

01/07/2020 14:51

Këto komente i bëri në takimin që po zhvillon me kryetarë të sindikatave, një ditë pasi Kushtetuesja hodhi poshtë Ligjin për Paga.

“Pas vendimit që mori Gjykata Kushtetuese, lidhur me Ligjin për Paga, unë e kam ngritur këtë çështje sot edhe në mbledhjen e Qeverisë, më lejoni që para jush si kryetarë të sindikatave, përfaqësues të shëndetësisë dhe arsimit dhe të gjithë që mbuloni sektorin publik, të shpreh përkushtimin e qeverisë, që bashkë të ulemi dhe të adresojmë vërejtjet qe ka pasur Gjykata Kushtetuese karshi ligjit, besoj që në afat optimal mund t’i adresojmë ato dhe ta procedojmë shpejtë ligjin për në Kuvend. Duke qenë se jemi me një situatë specifike me pandeminë, problemet ekonomike, rritjen e numrit, besoj që duhet të tregojnë të gjithë maturi. Ajo që unë dëshiroj në emër të Qeverisë shpreh zotimin se do të punoj ngushtë me ju që sa më shpejtë të adresojmë vërejtjet e gjykatës dhe të adresojmë ligjin në Kuvend”, ka thënë Hoti. /Lajmi.net/