Hoti uron të rinjtë në ditën e tyre

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në Ditën e të Rinjve, falënderoi për kontributin e tyre në ballafaqim me COVID-19 të gjithë të rinjtë e Kosovës.

Lajme

12/08/2020 11:09

Ai tha se sot jemi të obliguar që të jemi të bashkuar në thirrjen për kujdes të shtuar dhe respektim të masave.

Postimi i plotë i Hotit:

Të dashur të rinj, urime dita e juaj! Sot bëhen 21 vite prej kur 12 Gushti shënohet si Dita e Ndërkombëtare e Rinisë. Qeveria e Republikës së Kosovës u është mirënjohëse të gjithë të rinjve për kontributin e jashtëzakonshëm që po e japin në ballafaqim me #COVID19. Në vend të takimeve dhe diskutimeve në aktivitete, ne sot obligohemi të jemi të bashkuar në thirrjen tonë për kujdes të shtuar dhe respektim të masave. /Lajmi.net/