Hoti uron Maqedoninë për marrëveshjen me Greqinë

Sot është nënshkruar marrëveshja në mes të Maqedonisë dhe Greqisë për ndryshimin e emrit, ku prej tash ajo thirret Maqedonia Veriore.

Lajme

17/06/2018 18:07

Shefi i Grupit Parlamentarë të LDK-së, Avdullah Hoti, ka uruar popullin maqedon dhe shqiptarët për finalizimin e kësaj marrëveshjeje pas mbi 25 vjetësh.

“Marrëveshja historike në mes të Maqedonisë dhe Greqisë përmbyll një çështje të hapur në Ballkan dhe siguron perspektivën euro-atlantike të Maqedonisë”, ka thënë Hoti përmes Facebook.

“Urime të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe në veçanti partive shqiptare atje për maturinë politike të treguar në këtë proces”.