Hoti udhëton për në SHBA, thotë se u ftua nga Kongresi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, sot do të udhëtojë për në SHBA.

Lajme

15/07/2019 09:46

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme pritet të udhëtoj për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hoti ka bërë të ditur se ai është ftuar në SHBA nga Kongresi amerikan dhe do të marrë pjesë në Forumin e Lidershipit Parlamentar, përcjell lajmi.net.

Hoti ka publikuar edhe ftesën që i është bërë.

Postimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:

Me ftese te Kongresit, sot po udhetoj per ne ShBA. Jam i ftuar si anetar i Kuvendit te Kosoves, pasi e udheheq grupin kryesor opozitar, per te marre pjese ne Forumin e Lidershipit Parlamentar qe organizohet nga Kongresi. Forumi mbledh lideret e grupeve kryesore parlamentare te 16 vendeve, te cilet lider jane pergjegjes per: (i) funksionimin e legjislativit, (ii) marredheniet nderpartiake brenda legjislativit, (iii) nderlidhjen e legjislativit me ekzekutivin dhe (iv) relacionet e legjislativit me komunitetin nderkombetar.

Une nuk jam pjese e delegacionit te askujt, sic eshte raportuar mbreme ne RTK. Ne kete Forum, une e perfaqesoje Grupin Parlamentar te LDK-se qe eshte grupi percaktues i zhvillimeve ne Kuvend. E lus redaksine e RTK-se ta permiresoje kete lajm. Nese zyra e Kryetarit te Kuvendit e ka leshuar nje deklarate te tille, atehere deklarata duhet te permiresohet. /Lajmi.net/