Hoti tregon çfarë u diskutua për Ujmanin në takimin me delegacionin amerikan

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka dhënë detaje sot pas takimit me përfaqësues të Departamentit të Energjisë të Shteteve të Bashkura. 

Lajme

19/10/2020 13:57

Hoti në Facebook ka thënë se Kosova po bënë hapat e nevojshëm drejt implementimit të marrëveshjes së Washingtonit.

“Bashkë me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, takuam një delegacion nga Departamenti i Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili kryesohej nga z. Matteë Zais, zëvendës Ndihmës Sekretar Kryesor, ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësues të USAID-it, me të cilët diskutuam për implementimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Hoti, teksa thotë se ka falendëruar delegacionin amerikan për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës, në të gjitha periudhat e shtet ndërtimit.

“Në këtë takim është diskutuar për nevojat ekonomike dhe energjetike të Kosovës, të cilat burojnë nga Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020, e arritur në Shtëpinë e Bardhë dhe implementimin e projekteve të dakorduara në këtë marrëveshje”, ka shkruar kryeministri. /Lajmi.net/