Hoti tregohet aktiv në ditët e para të punës, nesër thërret mbledhjen e dytë të qeverisë

Qysh në ditën e dytë të punës, kryeministri Hoti ka mbledhur sot kabinetin e tij dhe ka miratuar Programin e Qeverisë së tij për vitet 2020 - 2023!

Lajme

05/06/2020 20:16

Por, ai po tregohet shumë aktiv, shkruan lajmi.net.

Mbledhja e radhës e qeverisë së Kosovës do të mbahet nesër në ora 10:00 në ndërtesën e Qeverisë, duke mos u bërë e ditur se cilat do të jenë pikat të cilat do të diskutohen në këtë mbledhje.

Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur sot, Hoti ka folur edhe për prioritetet e qeverisë së tij. /Lajmi.net/