Hoti tha se LDK-së i duhet një lidershpi i ri, Paris Guri: Lideri i Rikthimit, Lumir Abdixhiku

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri i është kundërpërgjigjur Avdullah Hotit në lidhje me një postim të tij së fundi në Facebook. Hoti reagoi sot ku tha se nuk ishte aspak i kënaqur me rezultatin zgjedhor që LDK mori në zgjedhje e fundit dhe se për të kthyer besimin…

Lajme

18/03/2025 12:23

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri i është kundërpërgjigjur Avdullah Hotit në lidhje me një postim të tij së fundi në Facebook.

Hoti reagoi sot ku tha se nuk ishte aspak i kënaqur me rezultatin zgjedhor që LDK mori në zgjedhje e fundit dhe se për të kthyer besimin e anëtarësisë dhe elektoratit të gjerë, LDK-ja ka nevojë për lidership të ri.

Ndërkaq, Guri duke e shpërndarë një fotografi të Lumir Abdixhikut, shkroi: “Lideri i Rikthimit” – që duket si një kundërpërgjigje për Hotin.

 

Kujtojmë se LDK në këto zgjedhje doli e treta me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind./Lajmi.net/