Hoti: Të thirret një takim konsultativ që bashkërisht të caktohet seanca e radhës

10:53 | 10 Gusht 2017

Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i ka bërë thirrje kryesuesit të seancës, Adem Mikullovcit që të thërras një takim konsultativ me përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike për të siguruar se në seancën e radhës do të vijnë të gjithë në Kuvend.

Kështu ai ka kërkuar që të mos thirret njëanshëm seanca, pasi në atë formë PAN-i nuk do të merrte pjesë në seancë.

“Është seanca e katërtë që e mbajmë dhe PAN nuk është. Kjo e bënë të qartë kush po i bllokon institucionet, dhe ne jemi të gatshëm që të marrim pjesë sa herë që thirret seanca. Unë ju bëj thirrje deputetëve të PAN-it që të vijnë në Kuvend sepse Kosova po humb kohë, dhe kjo e bënë të qartë se PAN janë të papërgjegjshëm… I bëjë thirrje kryesuesit që të thërras një takim tjetër konsultativ, që të sigurohemi se të gjithë do të vijën në seancën e radhës.. Ne duhet t’i konsiderojmë rrugët tjera ligjore dhe kushtetuese që të dalim nga kriza dhe të lëvizim”, ka deklaruar Hoti. /Lajmi.net/