Hoti takohet me Escobar: SHBA janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është e shenjtë

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh deputet nga radhët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar sot me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka deklaruar se me Escobar ka biseduar për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që duhet sipas…

Lajme

03/02/2023 20:38

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh deputet nga radhët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar sot me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka deklaruar se me Escobar ka biseduar për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që duhet sipas Hotit të ketë Kosova me SHBA-të, shkruan lajmi.net.

“Me z.Escobar biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që duhet ta kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se SHBA-të janë aleati strategjik i Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojmë përherë”, ka deklaruar Hoti. /Lajmi.net/