Hoti takohet me ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport sot u prit në takim nga ambasadorja e Republikës së Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Lajme

02/12/2019 16:50

Siç thuhet në njoftim, në takim u diskutua rreth grave Nacionale të Kreativitetit Kulturor e Mendimit Kritik, garave Nacionale të Diturisë dhe të Sportit që janë të parapara me programin Nacional për Rininë. Po ashtu, u diskutua rreth ndarjes së shpërblimeve dhe vazhdimësisë së garave, përcjell lajmi.net.

“Programi Nacional për Rininë me vendim të qeverisë, është hartuar për nxënësit dhe studentët e Kosovës. Përmes këtij Programi nxënësit kanë mundësi t’i shfaqin aftësitë dhe talentet e tyre. Programi bazohet në dy parime bazë: gjithëpërfshirja dhe vijueshmëria. Mbi 300 mijë nxënësve iu kemi mundësuar të marrin pjesë në procesin e garave që organizohet në 3 nivele. Kemi kënaqësinë të ju informojmë që 44,723 shpërblime janë ndarë për nxënësit që i bie afërsisht çdo i gjashti nxënës ka marrë një shpërblim. Kërkojmë nga ju si ambasadorë që të kem përkrahjen tuaj për nxënësit”, Hoti.

Ndërkaq ambasadorja pas këtyre informatave që dëgjoi deklaroi se “në Finlandë sistemi arsimor është më ndryshe. Në Finlandë i kushtohet rëndësi mjaft e madhe fëmijëve sidomos përmes sistemit arsimor. Kam vizituar shkolla edhe në Kosovë, kam vërejtur që nxënësit kanë aftësi dhe talente të larta, e veçantë është edhe njohja e gjuhës angleze”, tha Stjernvall.

Gjatë këtij takimi, pas informimit në detaje të ambasadores, u dakordua që ambasadorja do ta përkrahë Programin dhe u dakordua që të vazhdojë bashkëpunimi. /Lajmi.net/