Hoti: Sot mora mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe Franca
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë që ndjehet i lumtur pas mbështetjes që ka marrë sot nga Gjermania dhe Franca, pas emërimit të tij si kryeministër i Kosovës.

Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë që ka biseduar me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe me Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron.
Postimi i plotë:
Sot mora mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe Franca!
Jam shumë i lumtur të ndaj me ju urimin që mora nga Shkëlqesia e saj, Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila po ashtu shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme për Republikën e Kosovës.
Sot pata edhe një bisedë të ngrohtë telefonike me z. Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, të cilin e falënderova për mbështetjen në të kaluarën dhe gatishmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve eurotlantike. /Lajmi.net/